Një ditë më parë, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, që e bëri kolegen e saj të njohur Katy Perry, të komentojë mbi pamjen e saj. Dua është e veshur me një bluzë të tipit “crop top” që linte hapësirë të shihej barku e mesi i saj, i cili u bë shkas që Katy ta bezdis pak Duan.
Mes shumë komenteve, ai i këngëtares së famshme është qesharak, e cila shkruan: “Çfarë hijesh po përdor për t’i theksuar muskujt e barkut, sepse më duhet edhe mua pak?”, ka qenë komenti i Perry-t për Duan, duke iu referuar barkut të saj që duket tejet i tonifikuar, e për të cilin duhen orë të tëra pune në palestër.