Katy Perry shtatzënë në karantinë: Ja si e ruaj pozitivitetin

Showbiz

Në fillim të marsit, Katy Perry zbuloi se ishte shtatzënë në videon e këngës së fundit, ‘Never Worn White’.

Dje, në një intervistë të rrallë në Facebook, këngëtarja ka treguar se të jesh shtatzënë në një kohë pandemie mund të jetë e frikshme. Megjithatë, ka thënë gjithashtu se përpiqet të qëndrojë gjithmonë sa më pozitive të jetë e mundur.

‘Është normale të provosh një seri emocionesh në situata si kjo, edhe nëse janë emocione negative’, ka thënë këngëtarja e cila më pas ka shpjeguar se si i është dashur të riprogramojë shumë gjëra në jetën e saj.

‘Unë organizoj gjithmonë gjithçka. Por tashmë nuk arrij të planifikoj asgjë. Mendoj se është normale të ndihesh me moral pak të rënë, sepse edhe unë po filloj të ndihem kështu. Kam ditë të bukura dhe ditë të këqija. A ka dikush si unë që qan të paktën një herë në javë?’, ka thënë më pas.

Këngëtarja konfirmoi më vonë se dasma me Orlando Bloom është shtyrë përsëri. Të dy kishin dashur të martoheshin në Japoni këtë verë, por gjithçka është bllokuar për shkak të COVID-19.

Katy Perry tha më pas se nuk beson të bëjë dot një baby shower për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

‘Disa ditë e humbas toruan, por ende përpiqem të mos heq dorë. Përsëris gjithmonë me vete: Duhet të jem mirënjohëse, gjithçka do të kalojë, duhet të jem mirënjohëse! Sepse unë e di që ka shumë njerëz që po jetojnë ditë më të vështira se unë tani!’