Katy Perry ka vendosur të bëjë një shkëputje nga muzika. Ylli i popit ka njoftuar se do të marrë një pushim për pak kohë, pas projekteve të shumta vitet e fundit.
“Kam qenë për rreth 10 vjet që jam pjesë e këtij biznesi, kështu që kam vendosur ta lë për pak kohë. Nuk do e bëj menjëherë një disk tjetër. E kam ditur se çfarë doja të bëhesha që kur isha 9 vjeç dhe mendoj se kam bërë shumë gjëra. Më pëlqen të bëj muzikë dhe të shkruaj por nuk ndihem më pjesë e lojës. Ndihem një artiste, nuk ndiej se duhet akoma të provoj diçka dhe kjo është çliruese”- është shprehur këngëtarja e njohur.Por mund të ketë ndikuar dhe fakti se këngëtarja ka nisur një marrëdhënie me aktorin Orlando Bloom, dhe mesa duket do që të përqëndrohet vetëm tek ky raport.