Katy Perry ka qenë e pranishme në IHeart Radio Music Awards dhe i ka shokuar të gjithë me pamjen e saj. Këngëtarja i kishte lyer flokët në ngjyrë platin dhe i kishte prerë ato të shkurtra.
E pyetur në lidhje me look-un e saj, Perry është shprehur:
“Po shihni ndryshime nga unë dhe kjo sepse jam duke kërkuar vëmendje. Gjithmonë kam dashur të dukem si Miley Cyrus dhe më ka pëlqyer ky model flokësh, kështu që mendova pse të mos e provoj. Po vjen një valë e re për mua dhe kam disa ndjesi të veçanta. Madje, dua të ripërcaktoj se çfarë do të thotë të jesh feministe”.