Çifti i njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Ata po e presin me padurim dasmën, por siç duket organizimi i saj po ju shkakton probleme. Një revistë online ka treguar se çifti nuk po bien dakort për martesën, sepse kanë ide shumë të kundërta.
“Katy do një dasmë gjigande, me shumë të ftuar, në një vend të mahnitshëm dhe shumë të shtrenjtë”, ka thënë një mik i këngëtares. Gjithashtu është mësuar se Perry do një dasmë me tematikë të “Disneyland”. Ndërsa Orlando nga ana tjetër dëshiron një ceremoni martesore shumë të thjeshtë dhe private, ku të jenë të ftuar vetëm njerëzit e afërt të tyre.”