Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi i “American Idol”, në të cilin tërhoqi vëmendjen pjesëtarja e jurisë, Katy Perry. Këngëtarja e njohur kishte zgjedhur që këtë herë të shndërrohej totalisht dhe të vinte me një ‘look’ tërësisht ndryshe nga të tjerët. Ajo ishte shndërruar si Ursula personazh i njohur i filmit vizatimor “Sirena e vogël”. Katy kishte veshur një fustan të zi me tentakula dhe ishte lyer me bojë lejla nga fytyra për t’u përshtatur sa më shumë personazhit të Ursulës.
Edhe fansat e Katy u habitën nga transformimi i saj dhe komentet në rrjete sociale ishin nga më të ndryshmet. Katy Perry njihet për ndryshimet e saj drastike në ‘look’, por asnjëherë nuk e ka zhgënjyer publikun që e ndjek. Kujtojmë se së shpejti këngëtarja do të kurorëzojë me martesë dashurinë e saj me Orlando Bloom, me të cilin u fejua pak muaj më parë.