Kate Winslet kujton prapaskenat e puthjes me Leonardo DiCaprion: “Nuk ishte siç mendohet”

Showbiz

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio mund të kenë pasur kimi si Rose dhe Jack në “Titanic”, por askush nuk e di se skenat e tyre të puthjes ishin shumë të sikletshme për tu xhiruar për aktoren britanike.Sipas Winslet, sot 48 vjeçe, intimiteti me aktorin e famshëm Leonarddo DiCaprion, 49 vjeç, nuk ishte ashtu siç dukej në ekran. “Ne duhej të realizonim rolet tona dhe këtë puthje duhet ta shkëmbenim patjetër, por unë mbaj mend se kam qenë shumë e zbehtë dhe pa humor për ta bërë këtë” tha ajo gjatë një interviste të pak ditëve më parë për prestigjozen ‘Vanity Fair’.

Aktorja e dhjetra roleve të zhanreve të ndryshme nga romantike, në ato dramatike apo historike, zbuloi se xhirimi i skenës së famshme intime ishte veçanërisht ‘një rrëmujë’ dhe ‘makth’.“Leo nuk mund të ndalonte së qeshuri. Na u desh ta rixhironim këtë rreth katër herë për shkak të dritës… regjisori James Cameron donte që drita të ishte specifike për këtë, sidomos në rastin e vizatimit të portretit nudo”, kujton ajo.

“Grimi dhe ndriçimi nuk ishin pengesat e vetme me të cilat duhej të përballeshin aktorët gjatë xhirimit të skenës”, vazhdoi Winslet rrëfimin e saj.  “Nuk është çudi që çdo vajzë e re në botë me rolin e tij si ‘Xheku romantik’, dëshironte të puthej nga Leonardo DiCaprio. Por nuk ishte ashtu siç mendohet se ishte”, citoi ndër të tjera aktorja.