Çmenduri, do ta provojmë menjëherë!
Kur një modele jep sekretete bukurie, marrim letra dhe laps dhe mbajmë shënime, por kur flet Kate, gjërat bëhen shumë më të rëndësishme.
Ish supermodelja 43 vjeçare, me rreth 30 vjet përvojë në pasarelë, thotë se hapi i parapëlqyeri saj në protokollin ebukurisë është diçka që edhe ne mund ta bëjmë në shtëpi.
Sipas një interviste të kohëve të fundit ajo i tha Telegraph-it, se e vendos fytyrën në ujë të ngrirë. Jo, nuk është është aq e dhimbshme sa dëgjohet. Vendosni ujë të ftohtë në një formues akulli dhe shtoni një fetë kastravec. Me kubin e akullit, përshkoni me lëvizje ciklike të gjithë fytyrën dhe natyrisht, zonën rreth syve. Kjo do të zvogëlojë edheenjtjet e mëngjesit.
Kate, ndër të tjera, ka zbuluar edhe se motoja e saj në lidhje me grimin është «Më pak është më shumë». Për shkak të punës, ajo vendos grim mjaftueshëm, prandaj përpiqet t’i thjeshtojë gjërat sa më shumë që të jetë e mundur. Shton duke thënë “Nga gjërat që më pëlqejnë më shumë është edhe masazhi i fytyrës”.