Kate Middleton shfaqet mahnitëse para miliona britanikëve

Showbiz

Sa herë që Kate Middleton dhe Meghan Markle shfaqen në publik, e gjithë vëmendja e gazetarëve dhe fotografëve përqendrohet tek stili i tyre. Modeli i flokëve, fustani apo palltoja, bizhuteritë, çanta e deri tek gjatësia e takave, kthehen menjëherë në ‘’prenë’’ e shtypit pasi siç tashmë e dimë, dy kunatat e famshme mbretërore janë ndër influencueset e modës më të mëdha jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë. Sipas platformës së kërkimit të modës ‘’List”, dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka ndikim më të madh tek miliona gra anembanë në botë. Mamaja e tre fëmijëve u shfaq në eventin e djeshëm, i cili bën bashkë përfaqësuesit e aristokracisë angleze, më rrëzëllitëse se kurrë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.