Kate Middleton në pritje të fëmijës së tretë; shqetësimi gjatë shtatzënisë nuk e frenon dukeshën

Showbiz

Kate Middleton

Kensington Palace, gjatë orëve të fundit ka njoftuar një lajm të bukur nga dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton. Princi George dhe Princesha Charlotte janë në pritje të një motre ose vëllai më të vogël.

Në një deklaratë, pallati tha se Mbretëresha dhe gjithë anëtarët e të dy familjeve janë shumë të lumtur për këtë lajm.

Kate anuloi një angazhim të planifikuar në qendrën e fëmijëve Hornsey Road në Londër të hënën për shkak të gjendjes së saj. Vlen për t’u përmendur se Kate ka hyperemesis gravidarum, që do të thotë se gjatë gjithë shtatzënisë ajo ka të vjella të rënda. E ka jetuar këtë shqetësim me dy fëmijët e parë e megjithatë nuk ka nguruar të bëjë edhe të tretin. Fundja, c’janë nëntë muaj përpara lumturisë së gjatë që i pret?!