Kate Middleton bëhet bionde dhe ky është ndër vendimet më të mira që ka marrë ndonjëherë!

Showbiz

Të qenët Princeshë, mund të jetë ëndrra e shumë vajzave të vogla, pse jo dhe të mëdha. Por ashtu si mund të ketë shumë privilegje, ka edhe protokolle që të ndalojnë shumë gjëra, apo të përcaktojnë sesi duhet të sillesh, të flasësh, të mbash duart , të lyesh thonjtë apo të krehësh flokët.
Kate Middleton është një nga pjestaret e familjes mbretërore që model të preferuar ka flokët e kapura bisht, që prej kohësh ka mbajtur një ngjyrë flokësh, por së fundmi na ka mahnitur me ndryshimin që ka bërë në pamjen e jashtme.
Këtë stinë, nëna e tre fëmijëve ka zgjedhur të shndërrohet në bionde dhe në një nga daljet e saj të fundit, ka tërhequr të gjithë vëmendjen e fotografëve e gazetarëve të cilët shkruan vetëm për flokët e dukeshës.Kjo ngjyrë i shkëlqen çehren Kate, të cilën prej vitesh ishim mësuar ta shihnim vetëm brune. Një ndryshim edhe më shumë shkëlqim dukeshës, të cilën jemi mësuar ta shohim me flokë të errët.