Kate Holmes i propozojnë të luajë një film me aktorin turk, përgjigja e saj: Kush është ai?

Showbiz

katekivanc

Aktorja e njohur me famë botërore, Kate Holmes pritet të luajë një rol të ri. Në krah të saj është propozuar emri i një aktori turk të cilin mesa duket aktorja as që e ka idenë kush është. Bëhet fjalë për Kivanc Tatlitug i cili po punon për tu bërë pjesë e kinematografisë amerikane. Megjithatë, ish gruaja e Tom Cruise, e ka refuzuar rolin duke thënë: “Kush është Kivanc. Nuk e njoh atë.” Planet e aktorit turk nuk po shkojnë dhe aq mirë! Nëse xhirimet nuk nisin deri në Shtator, atëherë projektet e tij do të mbyllen me kaq.

111554414aedc7c34cbdef64c4f20cff