Kastro Zizo sqaron më në fund fejesën e rremë…

Showbiz

Kastro Ziz

Kastro Zizo bëri lëmsh të gjithë me fejesën e tij. Gjithçka ishte gati, lokali, ftesat, miqtë ishin aty. Gjithçka, përveç dhëndrit që do fejohej. Teksa qarkulluan shumë foto të personazheve të njohura, të cilët u gjendën duke pritur një çift që nuk shkoi kurrë, Kastro sqaroi se e gjitha ishte një keqkuptim. Sipas tij, mesazhin fillimisht ua ka nisur me shaka disa miqve të tij, por më pas situata doli jashtë kontrollit.

Për më tepër, e fejuara e tij as nuk ishte reale. Ai e kishte nisur mesazhin me shaka një natë dhe të nesërmen të gjithë ishin në pritje të fejesës, ndërkohë që Kastro e kishte kaluar ditën duke fjetur gjumë. Megjithatë, fejesën e parealizuar në 2017-ën, presim që Kastro ta bëjë reale këtë vit. Përsa i përket jetës profesionale, së shpejti Kastro do të sjellë një bashkëpunim të dytë me Rea Nuhun.