Kastro Zizo publikon foton e ëmbël të djalit të porsalindur

Showbiz

Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Gruaja e tij e tretë, Sara, solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, që kanë vendosur ta quajnë Dante.

Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë publik lajmin në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foton e djalit të porsalindur.

“Sot ne oren 04:55 am erdhi ne jete biri im Dante Bega shendosh e mire. Te falenderoj shpirt Sara qe me solle ne jete princin e vogel. Nje falenderim i madhe per mjeket e spitalit ” Koco Glozheni” per cdo gje qe bene.dhe kliniken @criostemcells per mundesine e ruajties se qelizave staminale. Nje bekim i madhe ne jeten time. Mbaresi dhe per te gjithe ju”, shkruan Kastro Zizo.

Capture.PNG