Kastro Zizo njihet për karakterin e tij ironik e sarkastik, por askush nuk e kishte menduar këtë që ndodhi së fundmi.
Vetë këngëtari ka publikuar në Instagramin e tij një foto ku kishte dalë me nje mace të zezë dhe kishte shkruar “Jemi të dy me kancer”.
Ishte pikërisht kjo deklaratë e këngëtarit që i bëri të gjithë portalet dhe shtypin të shkruanin lidhur me sëmundjen që ai deklaroi dhe kishte.
Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Kastros, ndaj ai vendosi të sqaronte dhe qartësonte çdo gjë nëpërmjet një postimi në Instastory ku shkruan:
“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se t’më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë fënde ndaj rracës së keqe që po rritet. Nëse vërtetë do kisha kancer dhe do më thoninn që i kam dhe nja 6 muaj jetë, hahaha… besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara. Kështu që jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua.”
Na vjen mirë që i gjithi ishte një provokim i pavërtetë dhe këngëtari do sjellë sërisht projekte të reja për publikun shqiptar.