Kastro Zizo gati për një kapitull të ri: Larg alkool-it dhe mendimeve për vetëvrasje!

Showbiz

kastro alkool

Kastro Zizo është një nga artistët që shpreh gjithmonë hapur dhe pa dorashka çdo gjë. Por, përgjatë karrierës së tij, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai është shfaqur i dehur nëpër invervista apo evente. Megjithatë, tashmë Kastro ka vendosur se ajo mënyrë jetese do i përkasë të kaluarës dhe është momenti për të filluar një kapitull të ri. Ai ka nisur një kurë detoksifikuese, për të larguar alkollin nga trupi. Paranojat, agresiviteti, apo mendimet e errëta mbi vetëvrasjen, nuk kanë më vend në jetën e tij.

CPATE O KASTRO 620x620

“Ndjej që kam humbur një pjesë shumë të madhe të emocioneve apo situatave në jetën time. DI që armiku im më i madh ka qenë dhe do të jetë ai që quhet alkool. Shumë njerëz do thonë boo, ky që ka ardhur shumë herë i dehur, por besomëni që unë jam personi i duhur. Ai që për shumë vite ka abuzuar me atë helm, që mund të flasë për atë të shkuar të errët. Njeriu mund të jetë karizmatik edhe pa pirë, u bënë shumë ditë që unë qesh pa pirë, sepse më ishte bërë si e detyriar që dikush duhet të jetë i dehur për të shijuar një gjë, ndërkohë që thjesht djeg shumë qeliza, tharton trurin dhe të nesërmen bëhesh edhe më depresiv. Iku një kapitull shumë i madh i alkoolit dhe derivateve që ai më ka sjellë në jetën time, të njerëzve që më rrethonin, familjarëve,” është shprehur Kastro.