Kasti i “Molla e Ndaluar” feston përfundimin me sukses të xhirimeve të sezonit të 5-të

Showbiz

Aktorët e serialitMolla e Ndaluar’, janë mbledhur për të festuar fundin e xhirimeve të një tjetër sezoni të suksesshëm. Sezoni i pestë u finalizua me sukses në sheshxhirim. Kasti i aktorëve ka ndarë eksperiencën e punës në grup në një mbrëmje jashtë sheshxhirimit dhe roleve të interpretuara. Ata kanë treguar se si ishte lidhja e tyre fillimisht me personazhet që ata interpretonin, por edhe me njëri-tjetrin. Aktorët u shprehën se ndihen si një familje dhe jo thjesht kolegë që ndajnë punën e përbashkët. Gjithashtu ata përmendën edhe surpriza të tjera duke lënë të kuptohej se zhvillimet do të përmbysin shumë ngjarje dhe raporte të krijuara deri tani dhe surprizat pritet të vijojnë. Sheval la të kuptohej se ky serial do të ketë jetëgjatësi duke u bërë gati edhe për sezonin e gjashtë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas darkës së festës, aktorët pohuan se ekipi i xhirimit nuk mund të humbiste rastin për të festuar një sukses të radhës. “Molla e Ndaluar” është shndërruar tashmë në një serial televiziv hit që transmetohet ne ekranin e televizionit kombëtar ‘Vizion Plus’.