Futbollisti i talentuar i Dortmund Karim Adeyemi, për të cilin klubet e Europës janë gati të shpenzojnë shifra stratosferike dhe reperja shqiptare nga Kosova Loredana Zefi, e cila është nëna e një vajze të quajtur Hana duket se po shijojnë të lumtur këto ditë të nxehta qershori pushimet e tyre në Greqi.
Reperja 28-vjeçare ka publikuar së fundmi disa çaste të gëzueshme nga pushimet me futbollistin 22 vjeçar. Fotot nga pushimet e tyre në Greqi, përfshinin disa selfie nga ato që shiheshin mjaft komod në praninë e njëri-tjetrit.
Ndëkohë në disa imazhe të tjera duke shijuar bregdetin, çifti pozon duke u puthur dhe përqafuar.