Gazetarja e Living, Brunilda Lahe, prej 4 muajsh mban në krahë të voglën e saj, Hanën. Ajo na tregon se si po i kalon këto ditë. Bruna tha se në fillim kishte frikë ta nxirrte Hanën shëtitje për shkak se ftohej e sëmurej dhe sapo ajo u bind, filloi karantina. Tani Hana e shijon diellin përmes ballkonit të shtëpisë.
Bruna tregoi se problem për të tani janë veshjet e Hanës, pasi blerjet i kishte bërë deri në këtë periudhë. ‘Shumë veshje që i kisha blerë mbetën me etiketë, pasi nuk kemi dalë shëtitje dhe në shtëpi preferoj ato më praktiket për t’u ndërruar’, tha Bruna. Mesazhi që ajo dha për nënat e reja në kushte karantine ishte: ‘Ajo që i them dhe vetes time; Të ruajmë qetësinë. Unë pata një problem me Hanën, pasi pati një kollë. Bisedova me pediatren, me një mjek tjetër dhe të gjithë personat që kisha kontakt në mënyrë që të mos e nxirrja vajzën. Të gjejmë mënyrën që të zgjedhim të keqen më të vogël. Pastaj kur është e nevojshme, duhet t’i drejtohemi profesionistëve’, tha ajo.