‘Karadayi’ largohet nga Turqia? Surprizon aktori me vendimin e tij

Showbiz

 

karadayi123

Çifti i famshëm i showbizit turk, Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal, kanë marrë një vendim surprizë.

“HaberTurk” thotë se aktori, i njohur për rolin e Mahirit në serialin “Karadayi”, ka vendosur të blejë shtëpi në Majami të SHBA-ve. Nuk dihet ende nëse çifti do të zhvendoset në Majami për kohë të gjatë pasi ta blejë shtëpinë e re, apo do t’a mbajë atë vetëm për pushime.

Kenani dhe Sinemi po kalojnë pushimet e tyre të para në Amerikë. Javën e kaluar ata vizituan Nju Jorkun, nga ku edhe kaluan në Majami, ku po kalojnë kohë të mrekullishme.

Gazeta thotë se ata janë mrekulluar nga bukuria e qytetit bregdetar dhe kanë filluar të kërkojnë shtëpi nga agjencitë e shitjes së pronave në “Ishullin e Yjeve” të Plazhin e Majamit.

Në këtë ishull kanë shtëpitë e tyre edhe yjet botërorë si Gloria Estefan, Will Smith, Julio Iglesias, Madonna dhe Sylvester Stallone.

Kenan Imirzalioglu nuk është i angazhuar në filmimet e ndonjë seriali të ri, dhe kohën e lirë po e përdor për të kaluar më shumë kohë me bashkëshorten e tij aktore, me të cilën u martua vitin e kaluar.

Burimi: Opinion.al