Kanye West shpërthen në lot gjatë fjalimit të tij

Showbiz

Kanye West gjatë fjalimit të tij të parë në Karolinën e Jugut ka treguar se ai dhe Kim Kardashian kanë dashur të abortonin vajzën e tyre North që tani është 7 vjeçe. “Unë gati vrava vajzën time. E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”, u shpreh reperi në fjalën e tij gjatë tubimit të parë presidencial.

West zbuloi se ata vendosën ta sillnin në jetë North pasi mori një mesazh nga Zoti teksa po punonte në laptopin e tij në Paris. Ndërkohë që Kim po mbante pilulat në dorë, ai pa në ekranin e laptopit një fushë bardh e zi ku shkruante “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Direkt pas kësaj ai vendosi që ta mbanin këtë fëmijë.

Kanye West është cilësuar si persona bipolar dhe me luhatje të shumta humori dhe sjelljeje. Ai vendosi të kandidojë për President i SHBA-ve, por më pas është tërhequr.