10 vite më parë reperi i njohur, Kanye West humbi nënën e tij në një moshë fare të re. Donda West pas sëmundjes në zemër ndërroi jetë në spital dhe kjo gjë shkaktoi shumë përkeqësime në gjendjen e reperit. Por pasi ai filloi të rikuperonte veten një lajm mjaft i hidhur vjen nga babai i tij.
Mediat e huaja raportojnë se Ray, është duke vuajtur nga kanceri i prostatës dhe dhimbjet po përhapen shumë shpejt. Për të qëndruar pranë të atit të sëmurë, Kanye ka anuluar gjithçka madje edhe pushimet me familjen, për tu kujdesur për Ray-n.