Kanye West dhe Jay Z, përsëri bashkë pas shumë polemikash…

Showbiz

kanye jay
Marrëdhënia mes dy reperëve Jay-Z dhe Kanye West ka qenë mjaft e tendosur që prej vitit 2016-të. Megjithatë duket se mes tyre është zgjidhur çdo gjë, madje Kanye i cilëson Jay-Z dhe Beyonce si ‘familje’. Kanye West publikoi në profilin e tij në ‘Instagram’ një fotografi të çiftit, ku Jay-z shfaqet duke përqafuar Beyonce. Krahas fotos Kanye shkruante: ‘famle’.

bey jay

Jay-Z dhe Kanye West janë miq që nga viti 1990, megjithatë marrëdhënia mes tyre ka pasur ulje-ngritje. Mungesa e Beyonce dhe Jay-Z në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye duket se shkaktoi shumë probleme mes tyre. Në një intervistë të këtij viti Kanye tha se ishte lënduar shumë që një nga miqtë e tij më të mirë kishte munguar në dasmë. Gjithsesi tashmë nuk ka asnjë lloj krisje në marrëdhënien mes dy reperave dhe ata e cilësojnë sërish njëri-tjetrin familje.