Fahriye Evcen dhe bashkëshorti i saj Burak Ozcivit janë dy nga aktorët më të dashur në Turqi. Dasma e tyre është konsideruar si dasma e vitit ndaj komentet pas përfundimit të ceremonisë ishin nga më të ndryshmet, por më i përhapuri ishte ai se fustani i aktorës ishte kopjuar nga Neslihan Atagul. Kjo e fundit ka preferuar të mos komentojë asgjë mbi këtë fakt ndërsa Fahriye ka folur më gjatë.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Istagram, ajo ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, pa harruar asnjërin prej tyre. Të gjithë që nga fotografi, stilisti e deri tek personi që u kujdes për buqetën e aktores janë falenderuar prej saj. Ajo ka përmenduar gjithashtu disenjuesin e fustanit të saj duke theksuar kështu se është një fustan i stiluar posaçërisht për të.