Kanë/ aktorët rrëfejnë eksperiencat e tyre/ Momente paniku por edhe lumturie

Showbiz

Festivali i 75-të Ndërkombëtar i Filmit në Kanë i shumë-komentuar së fundmi, nuk ka kaluar pa lënë gjurmë të mira ose jo, as për disa nga emrat më të njohur të serialeve turke! Vetë aktorët kanë rrëfyer eksperiencat e tyre. Erkan Petekaya,  protragonisti i “Koha kalon”, një nga serialet e shumta që shënuan audiencë maksimale në Tring, në një videomesazh tregon se ishte duke u kthyer në hotel ndërsa ishte duke folur në telefon. Por një kontrabandist ja ka rrëmbyer telefonin dhe aktori filloi ta ndiqte atë. Pas vjedhjes së telefonit të Petekaya në Kanë, me një experience të ngjashme, është përballur edhe Nilperi Şahinkaya në Marsejë.

Ajo tregoi se i është vjedhur portofoli dhe pasaporta. Duke u shprehur se ende ndihej e tronditur nga ngjarja, kujtoi se një hajdut kishte hyrë gjatë natës në ambjentin ku ajo ishte akomoduar.”Më vodhën çantën, pasaportën, patentën e shoferit dhe letërnjoftimin. Patëm shumë aventura dhe moment të tmerrshme që do t’i kujtoj gjatë edhe nëse dua ti harroj”, ishin fjalët e aktores e cila duket se dëshiron ta hedh pas krahëve këtë ekpseriencë… Por ndërsa për këta dy aktorë eksperienca në festivalin e Kanës do të kujtohet më shumë për surprizat e pakëndshme, për aktoret Meryem Uzerli dhe Dilan Çiçek Deniz ishte krejt ndryshe dhe do të kujtohet për madhështinë e saj. Aktorja e cila i dha jetë personazhit të Selinit në serialin “Mbretëresha e natës”, dukej e mahnitshme teksa ka parakaluar me fustanin e saj mondan në tapetin e kuq, para aparatit të paparacëve, dhe fal famës së saj, fansat kanë bërë fotografi të shumta me të. Po e paharrueshme ka qenë koha e kaluar aty edhe për aktoren Dilan Çiçek Deniz, për një arsye të veçantë. Protagonistja e serialit “Një histori nga Bodrumi” ka plotësuar një ëndërr të hershme të saj.  Ajo ka postuar në historikun e llogarisë në instagram një fotografi që u përhap dhe qarkulloi me shpejtësi në faqet e shtypit roz, krah yllit australian të muzikës pop, Kylie Minogue.