“Kam patur temperaturë e fymëmarrje të rënduar” Agron Llakaj ka kaluar Koronavirusin që në janar?

Showbiz

Të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që kanë deklaruar që mund ta kenë kaluar Koronavirusin muaj më parë. I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit,Agron Llakaj. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Llakaj deklaroi se edhe ai vetë mund ta ketë kaluar Covid-19  pasi në muajin janar ka patur simptoma të një gripi si asnjëherë më parë.

“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronën se unë grip të tillë skam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo,” u shpreh Llakaj.

Pas një pauze të shkaktuar prej masave të ndërmarra ndaj Covid-19, Agron Llakaj njoftoi se të shtunën do të rikthehet me spektaklin e humorit ‘Al Pazar’. “Humori i Al Pazar do të jetë me të papritura. “Fake Off” ka qenë lojë brenda Al Pazarit dhe ka qenë lojë me lajmin dhe aktualitetin, sepse ende nuk ka krijuar një karakter investigativ. Është një zgjedhje e zgjuar, edhe drejtuesve të televizionit. Karakteri investigues ka arritur në disa abuzivisma.
Në Al Pazar nuk është Goni dhe Xhefri, por janë karakteret, është lëngu i jetës. Aty krijohet një karakter dhe njerëzit që na ndjekin thonë po kjo është dhe gjejnë veten. Nuk është krijimi i fantazisë, por i realitetit. Njerëzit nuk duhen paragjykuar, e aq më pak e qeshura, por shikoj që njerëzit qeshin me njërin aty që ha me motrën, se ça ka për të qesh. Arti duhet të të bëjë për të qeshur dhe të përcjellë mesazhe.” – u shpreh ai.