Dy javë më parë, Brunilda Lahe u bë nënë për herë të parë. Moderatorja shumë e dashur për publikun, solli në jetë vajzën e saj Hana e duke qenë se gjatë shtatzënisë, kishte postuar gjithçka rreth përvojës së mrekullueshme të shtatzënisë, nuk kishte sesi të mos ndante me të gjithë ndjekësit e dashamirësit e saj, lajmin e gëzueshëm.
“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim!” shkruante Bruna krahë fotos së parë që publikoi, foto e cila është dhe më e pëlqyera në Instagramin e mami Brunës.
E pas dy javësh, periudhë gjatë të cilës Bruna vendosi të ndante me miqtë e ndjekësit e saj, foto nga shtatzënia, sot ajo ka publikuar foton e parë pas lindjes teksa mban në duar vogëlushen e saj.
“Kam gjithe dashurine e botes kur mbaj Hanen ne duar” Ndonëse Bruna është kujdesur që portreti i së voglës të mos duket ne shquajmë lumturinë në portretin e mamasë së re.