“Kam celulit,variçe dhe strija”. Kjo deklaratë e Dafina Zeqirit ishte e papritur nga të gjithë

Showbiz

Dafina Zeqiri është padyshim një divë për repertorin muzikor shqiptar. Ajo konsiderohet shumë e përkryer nga shumica e fansave dhe ndjekësve në rrjetet e saj sociale ndaj ka vendosur që të gjithëve tu tregojë atë që nuk kanë parë deri më sot.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbulon për të gjithë ndjekësit defektet në trupin e saj dhe na tregon të gjithëve se duhet të duam e ta pranojmë veten siç jemi.


Mesazhi i këngëtarës për të gjitha gocat, është padyshim frymëzues dhe motivues, nga ato që ia vlen ta shënosh diku dhe ta lexosh çdo ditë:
“Unë kam celulit, variçe, madje gjeta një dje. Kam mësuar t’i dua njësoj siç dua strijat.
E di që disa njerëz presin që VIP-at të jenë perfektë dhe të gjithë e dimë që Photoshop-i dhe dielli bëjnë magji. Flokët e mi i dua. Kjo është ajo që ka rëndësi!
Të pasmet e mija të vogla? Po, i dua!
Duaje veten tënde edhe pse të tjerët të gjykojnë.
Hunda ime nuk është e drejtë. Kam një qafë të gjatë. Mendoj se kafsha ime shpirtërore është gjirafa.
Bëj çfarë të duash, kush është perfekt?
Ji vetja jote! Duaj çdo gjë që ka lidhje me veten tënde”-shkruam Dafina në mbishkrimin që shoqëron foton e postuar ku bien në sy “defektet” e sipërpërmendura.
Pra goca, ta përsërisim dhe njëherë bashkë: Përtej Instagramit askush nuk është perfekt, ndaj duajeni veten ashtu siç jeni, me gjithë “difektet” tuaja dhe dilni shijoni verën.