Kaloi natën në spital, ja çfarë i ndodhi Kivanç Tatlitug!

Showbiz

kivanc ttl

Aktori i njohur ka qenë duke festuar ditëlindjen e tij, por festimet nuk përfunduan ashtu siç ishte planifikuar. Bashkëshortja e tij, Basak Dizer, kishte organizuar një festë surprizë për ditëlindjen e tij.  Vetëm pak orë pasi kishte filluar festa, Basak mori lajmin se babai i saj u shtrua në spital. Babai i saj është duke u kuruar nga kanceri dhe gjatë mbrëmjes kishte patur probleme të cilat e detyruan të shtrohej menjëherë në spital.

626full

Sigurisht, Kivanç dhe Basak e ndërprenë festën dhe shkuan menjëherë tek ai. Gjatë gjithë natës ata kanë qëndruar aty dhe janë kthyer në shtëpi të nesërmen. Kivanç i cili festonte ditëlindjen e tij të 35-të, pavarësisht situatës që u krijua, gjithsesi u mundua të kalonte gjithçka me pozitivitet e madje duke bërë shaka në rrjete sociale me urimin ndaj vetes. “I bëra edhe unë 20 vite,” ka shkruajtur aktori.