Dy aktorët e njohur do të jenë së shpejti pjesë e një reklame. Por, jo një reklamë e thjeshtë. Sepse kur bëhet fjalë për të patur në një spot dy prej emrave më të suksesshëm momentalisht në Turqi, sigurisht edhe shifrat duhet të justifikojnë prezencën e tyre. Mësohet se në krahasim me bashkëpunimet e tyre të mëparshme, vlera e të paturit dy aktorët brenda një reklame është rritur me 35%. Ata janë paguar plot 1 milion e 500 mijë paund, për të qenë fytyrat kryesore të një brandi ndërkombëtar. Një vlerë kjo e cila është mëse e konsiderueshme për t’u vlerësuar si një pasuri e majme.