Kadir Doğulu u përgjigjet të gjitha dyshimeve: Po e kam tradhëtuar!

Showbiz

Dyshimet mbi “dashurinë e ndaluar” mes aktorit të njohur turk Kadir Doğulu dhe Serra Arıtürk, janë përhapur me vrull të madh në mediat turke.  Doğulu, i cili dyshohet të ketë një marrëdhënie me aktoren me të cilën ka ndarë sheshxhirimin u është përgjigjur të gjitha thashethemeve për herë të parë.

Pasi është kapur nga kamerat pas një takimi pune, Doğulu ka thënë se është duke punuar për projekte të reja. Kadir Doğulu, i cili ka qenë larg ekraneve për pak kohë, ka përveshur mëngët për sezonin e ri. Aktori simpatik tha për të gjithë fansat se së shpejti pritet të vijnë gjëra të bukura.

Pas diskutimeve mbi jetën e punës, një gazetar ka pyetur aktorin “Çfarë do na thuash mbi lajmin që keni tradhëtuar bashkëshorten tuaj, znj Neslihan?” Pyetjes aktori ju përgjigj duke thënë “Po e kam tradhëtuar. Kur u zgjova në mëngjes nuk e pash fytyrën e bukur të bashkëshortes sime. E tradhetova.” “Kur dëgjova lajmin i thash ‘Neslihan, unë të kam tradhëtuar’ dhe të dy qeshëm” është përgjigjur aktori.

I pyetur për çmimin ndërkombëtar që Atagül ka marrë kohët e fundit, aktori tha: “Nuk e them se është bashkëshortja ime, por Neslihan është shumë e talentuar”.