Kadir Dogulu, aktori të cilin e njihni tashmë nga seriali “Krahët e dashurisë”, është duke punuar për projektin e tij të ardhshëm. Një projekt tepër ambicioz, me një investim shumë të madh i cili pritet të bëjë për vete të gjithë publikun.
Por, përveç tij, tashmë pjesë e kastit janë edhe Baran Bolukbasi dhe Ozcan Varayli. Pavarësisht se aktorët kanë bërë audicionet përkatëse dhe bisedat paraprake, nuk është vendosur ende se kush do të jetë protagonisti i këtij projekti.