Aktori i famshëm Kadir Doğulu foli për bashkëshorten e tij bukuroshen Neslihan Atagül dhe për faktin që ai po qëndron në Bodrum me xhirimet e filmit më të fundit ku ai po merr pjesë.
Pyetur nga gazetarët një ditë më parë për lidhjen me Neslihan këtë periudhe Kadir u përgjigj:
“Jetesa dhe puna në dy qytete të ndryshme është shumë e vështirë dhe na merr shumë malli për njëri-tjetrin por dhe kjo gjë ka të mirat e veta. Kur takohemi shpenzojmë shumë kohë cilësore bashkë. Kur njeriu gjen punën që dashuron ai nuk lodhet kurrë.”