Dy aktorët e njohur kanë patur ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, ashtu sikundër i ndodh çdo çifti. Por, në rastin konkret, të gjitha këto gjëra bëhen publike nga vetë statusi i tyre. Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul janë në një fazë shumë të mirë të martesës së tyre, dhe natyrshëm njerëzit bëjnë pyetjen tipike: “Kur do të bëni fëmijë?”
Së fundmi, Kadir ka zbuluar disa detaje rreth jetës së tyre private, si dhe planeve për të ardhmen. Çifti, si dy adhurues të natyrës, kanë vendosur që këtë vit pushimet e tyre do të jenë thjesht duke shëtitur Turqinë dhe Greqinë, me një rulotë, duke shmangur idenë e të qëndruarit nëpër resorte luksoze. Përsa i përket fëmijës, ai ka thënë se ndihen gati, megjithatë kjo mbetet në dorë të Zotit. “Fëmija është një dhuratë shumë e bukur nga Zoti, gjëja më e shtrenjtë që mund të ketë një çift. Kur të jetë momenti edhe për ne, do jemi shumë të lumtur të ndodhë kjo gjë,” ka thënë Kadir.