Kadir Doğulu dhe Neslihan Atagül hedhin poshtë zërat se po bëhen prindër

Showbiz

Kadir Doullu ka mbushur 40 vjeç. Bashkëshortja e tij, aktorja e famshme Neslihan Atagyl,e ka uruar njeriun e saj të shtrenjtë përmes një minialbumi që sillte ndërmend çastet e tyre të lumtura dhe një shënimi  shoqërues plot dashuri të aktores. Aktorja në urimin e saj shkruante: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Ti je një festë çdo ditë! Të dua”.

I emocionuar ka reaguar me fjalët: “Do të më bësh patjetër sot të qaj…” Postimet e çiftit morën shumë vëmendje e gjithashtu u pasuan nga urime të njëpasnjëshme nga fansat e të dyve. Mirëpo për të disajtën herë radhazi, emrat e tyre u përfshinë nga thashethemet për një shtatzani të mundshme të aktores.

Çifti gjatë interviste e ka mohuar këtë lajm të cilin e quajti ‘keqinformim’ dhe Kadir tregoi se ata janë shumë të lumtur dhe po mendojnë që me rastin e ditëlindjes së tij, të zgjojnë një pasionet e tyre të përbashkëta, të vizitojnë herë pas here vende të reja. ‘Po planifikojmë të shkojmë në Amerikën e Jugut. Ka shumë njerëz atje që na duan. Në fakt, janë të shumtë ata që kanë mësuar gjuhën tonë falë serialeve televizive.”u shpreh Doullu.

Ndërsa lidhur me aludimet për shtatzaninë e aktores,  Atagyl tha prerazi “Mos u shqetësoni. Ne do t’ju njoftojmë me kënaqësi nëse do të ndodh diçka e tillë.”