Kaan Urgancıoğlu nuk përmbahet… Përse u nervozua aktori?

Showbiz

Kaan Urgançioglu, i cili kujtohet me personazhin e Emir në serialin “Dashuri e Pafund”, është vënë re nga kamerat pasi kishte darkuar me menaxherët e tij. Ajo që nuk mund të kalonte pa u vënë re, ishte nervozizmi i aktorit kur pa gazetarët. Ai nuk mundi ta kontrollonte veten dhe një debat u krijua mes tij dhe gazetarëve. Momente tensioni u vu re në portretin e aktorit  dhe në deklaratën e bërë ai nuk e fshehu nervozizmin,  ndërsa tregoi se kishte pirë alkol dhe kur kjo ndodh ai nuk dëshiron të flasë”. Kaan u shpreh se nuk dëshironte të fliste, duke gjetur pretekst orën e vonët të natës dhe i është drejtuar gazetarëve me kërkesën ironike që të prisnin deri në mëngjes. ‘Kam përdorur alkool dhe zonjat pranë meje janë menaxheret e mia. E lëmë me kaq” kanë qenë fjalët e aktorit të irrituar. Replikës së gazetarit, se po bënte thjesht detyrën, ai iu përgjigj edhe më i nervozuar se më parë, duke kërcënuar se do të gjuante kamerat. Në përfundim, gazetarët janë detyruar të fikin kamerat dhe të largohen pa mundur dot të kuptojnë arsyen e nervozizmit të aktorit.