Kaan Taşaner tërhiqet nga projekti i fundit/ “Kërkoj role dinamike”

Showbiz

Kan Taşaner  u pa së bashku me të dashurën e tij Seray Dura, me të cilën kohët e fundit u përfolën se kishin kaluar një krizë në lidhjen e tyre të dashurisë. Aktori i dhjetra roleve të suksesshme, ka treguar gjatë intervistës së fundit se viti 2022 nuk kishte qenë një vit shumë i mirë për të. Nga ana tjetër, aktori ka rrëfyer se ishte tërhequr nga roli në projektin e fundit ku merrte pjesë e ku ndante sheshxhirimin me aktorët e famshëm Kadir Doğulu dhe Neslihan Atagül. “Puna ime sapo ka mbaruar, m’u desh të largohesha.”, ka thënë aktori pa zbuluar një arsye konkrete që e kishte çuar aktorin në marrjen e këtij vendimi. Taşaner deklaroi gjithashtu se ishte në pritje të ofertës së radhës.

Duke shtuar se do t’i vlerësonte me shumë kujdes këtë herë ofertat e reja ai përmendi gjithashtu edhe ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit në fushën erealizimit të filmave dhe serialeve:  “Mendoj se publiku shpreh gjithçka.Interneti është një medium që hyn shpejt në jetën tonë. Ndonjëherë vërejmë se përdoret në mënyrë strategjike edhe në marketingun e bizneseve.Të ndihmuar nga teknologjia, ne mund ta arrijmë harmoninë, dhe rrugën e duhur në botën e prodhimeve konkurrente edhe në tregun botëror”.

Aktori e përfundoi intervistën duke u shprehur se për vitin 2023 synon ta ushtrojë sa më mirë profesionin si aktor dhe u shpreh se ishte në kërkim të roleve dinamike.