Aktori i njohur Kaan Taşaner shoqërohej nga e dashura e tij Seraj Dura në premierën e filmit Barësh Akarsu ku kolegu i tij İsmail Ege Shashmaz interpretonte personazhin kryesor. Aktori i dhjetra roleve të suksesshme kujtoi se ai dhe İsmail kishin ndarë së bashku kohë më parë sheshxhirimin në dy projekte. Tashaner deklaroi se ai mori pjesë në premierën e filmit për të mbështetur mikun e tij.
“Jemi shumë të lumtur që jemi të ftuar këtu, shumë të nderuar.Pavarësisht që unë personalisht nuk jam fans I këngëtarit, mund të pohoj se u bëra admirues i aktorit që e interpretoi atë. Kolegu im ishte tepër profesionist”.Taşaner deklaroi se ai është një person që dëshiron të interpretojë shumë role të personazheve me pesh e ndikim në jetën artistike e historike të vendit, por nuk dëshironte të zbulonte emra: “Nuk dua ende ta përmend emra, më duket sikur i humbet magjia dëshirës sime ”, tha aktori.
Ai përmendi gjithashtu edhe forcën që i jep lidhja e dashurisë me të dashurën, së cilës i ka falur zemrën prej dy vitesh dhe e cilësoi atë si muzën e tij frymëzuese!