Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj nga Maqedonia, Serjoza Markov janë padyshim një nga çiftet më të komentuara në shtypin rozë.Ata janë gjithashtu edhe prindër të një fëmijë të vogël të quajtur Jon.U bënë tashmë më shumë se një vit që çifti e ka kurorëzuar lidhjen e tyre, pasi e mbajtën të fshehtë prej 5 vitesh.
Në “Instagram-in” e saj këngëtarja ka bërë një bashkëbisedim me fansat duke i lejuar atyre të bëjnë pyetje të ndryshme.Njëra prej tyre ishte se çfarë i mungonte Adelinës nga beqaria dhe përgjigja ishte:”Mund të them lirisht asgjë. Tash jam e përmbushur dhe e realizuar”, është shprehur Adelina.