Ish e dashura e yllit të serialeve turke Can Yaman, Diletta Leotta, pretendohet së fundmi se ka nisur një romancë të re. Sipas thashethemeve që qarkullojnë gjatë ditëve të fundit, gazetarja sportive është përfshirë nga emocionet e reja me portierin Loris Karius, portierin që mbahet mend për gabimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018.
Ai kujtohet veçanërisht nga tifozët e Liverpoolit, pasi thuajse “ia fali” Real Madridit fitoren. Pas Liverpoolit, Karius ka luajtur për Beshiktashin dhe Union Berlinin, ndërsa tani është anëtar i Newcastle United.
Kujtojmë se prezantuesja e njohur italiane dhe aktori i famshëm turk Can Yaman, i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë në mesin e vitit 2021.