Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita pritet të bëhen prindër së shpejti, por ende nuk kanë treguar nëse është vajzë apo djalë.
Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Irlandës, ishte sulmuesi Haris Seferovic ai që u largua nga grumbullimi për shkak të lindjes së bashkëshortës së tij.
E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me futbollistin shqiptar që mund të largohet nga Zvicra në tetor për shkak të lindjes së gruas së tij dhe me gjasë do të humb dy ndeshjet e mëdha kundër Danimarkës dhe Irlandës.
Në një intervistë të fundit për mediat zvicerane, i pyetur rreth kësaj Xhaka thotë se ka gjëra më të veçanta në jetë se sa futbolli.
View this post on Instagram
“Ka gjëra më të veçanta në jetë sesa futbolli. Për shembull, kur bëhen baba. Me Haris Seferovic u ra dakord që ai të japë gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të udhëtojë në shtëpi. Dhe me mua, ndoshta do të binte në atë kohë kur luanim”, ka thënë ai.
I pyetur për gjininë e foshnjës, Xhaka shton më tej, “Ju mund ta mësoni të vërtetën edhe për një muaj”.
View this post on Instagram