Ka edhe njerëz që nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh me botën

Showbiz

14 njerëz në një shtëpi në Këln, në Gjermaninë perëndimore, do ta marrin vesh të fundit që bota po përballet me një pandemi. Ato janë pjesë e Big Brother.

Shumica e banorëve janë izoluar që më 6 shkurt, kur koronavirusi sapo kishte nisur të bëhej problem botëror. Që nga ai moment, janë shkëputur nga bota jashtë. Vetëm një prej tyre ka njëfarë informacioni mbi gjendjen e pandemisë sepse u fut në shtëpi më 6 mars. Producentët e emisionit thanë për gazetën gjermane Suddeutsche Zeitung se nuk i kanë informuar mbi gjendjen botërore sepse është kundër rregullave.

Pas kritikave në rrjetet sociale, producentët ndërruan qëndrim dhe njoftuan transmetimin e një episodi special në të cilin banorët do të informohen mbi krizën botërore.