Ka bërë apo jo operacione plastike? Bebe Rexha zbulon të vërtetën!

Showbiz

 

Pas suksesit të saj në skena ndërkombëtare, Bebe Rexha është kthyer në një nga emrat më të komentuar, jo vetëm nga mediat apo fansat e saj, por edhe nga kolegët. Së fundmi, kanë qarkulluar disa thashetheme se thonë që këngëtarja shqiptare ka bërë operacione plastike në hundë dhe në vithe. Gjatë intervistës së saj për revistën ‘Health’, Bebe i ka sqaruar njëherë e mirë këto thashetheme, madje dhe ka qeshur me to. “Unë mendoj se është për të qeshur. Një miku im është stilist dhe punon me shumë emra të tjerë të njohur në industri dhe ato kanë folur për vithet e mia pa e ditur se ai është miku im.

Ato thonë: ‘Është kaq fallco’, ndërsa ai i kthehet: ‘Unë e njoh atë vajzë gjatë gjithë jetës time dhe e di që nuk është fallco’. Nuk e kam bërë asnjëherë hundën operacion dhe as vithet”, ka sqaruar Bebe. Këngëtarja rrëfeu se ka probleme me septumin në hundë dhe me infeksionin e sinozitit, por ka frikë t’i nënshtrohet operacioneve. “Nëse do bëja operacion një ditë, do e tregoja. Po e mendoj të bëjë një ngritje të gjoksit një ditë, sepse nëse ndihem unë mirë, pse jo?”, vazhdon ajo. Kujtojmë se Bebe është kritikuar shpeshherë në lidhje me linjat e saj, megjithatë këngëtarja shqiptare duket se ka vendosur t’i kalojë këto situata me sportivitet.