Mbërritja e Duglas Luizit te Juventu si duket se do të bëjë të lumtur edhe skuadrën e femrave bardhezi. Mesfushori brazilian duket se do të marrë me vete në Torino edhe të fejuarën, futbolliste gjithashtu e cila mendohet ti bashkohet skuadrës torineze të femrave. , Sulmuesja 25-vjeçare Alisha Lehman luan në radhët e Aston Vilës. Ideja për të afruar çiftin në Torino, në radhët e Juventusit, ka qenë një ide e menaxherëve të Duglas Luizit. Drejtuesit bardhezi kanë aprovuar menjëherë këtë ide pasi Lehman është gjithashtu një futbolliste e cila përveç se do t’i jepte një impakt marketingu i skuadrës së femrave të Juventusit nga ana cilësore dhe do të ishte një përforcim i rëndësishëm. Kjo, sepse skuadra “rozë” torineze sapo ka humbur shërbimet e Julia Grosos dhe ishte në kërkim të një lojtareje të rëndësishme në sulm. Çështja “Duglas Luiz” – Ndërkohë, për sa i përket faktorëve se ku ka mbetur marrëveshja e Luizit me bardhezinjtë, këta të fundit po presin vetëm OK-in e Ueston MeKenit për të kaluar në Londër që më pas të finalizohet. Tashmë, mesfushori brazilian e ka fiermosur kontratën me Juventusin dhe është në pritje për zgjidhjen e detajeve financiare që MeKeni do të zgjidhë me Aston Vilën për të arritur zyrtarizimin.