Britney Spears është shprehur se e ka pasur ëndërr të bëjë një bashkëpunim me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake.
Këngëtari është befasuar pasi e ka dëgjuar këtë. Kur gazetarët e kanë pyetur, ai është kapur në befasi dhe është përgjigjur: “Britney e ka thënë këtë? Sigurisht! Absolutisht! Një bashkëpunim? Pse jo?”
Mesa duket, Justin e ka harruar kur Britney nuk e telefonoi më kurrë dhe ai i kushtoi këngën “Cry me a river”, një këngë e cila i lëndoi të gjithë. Justin ka thënë se Britney mund ta telefonojë kur të dojë. Një bashkëpunim mes tyre do të ishte një surprizë e këndshme për të gjithë fansat e kengëtarëve.