Ishin të shumtë fansat që u gëzuan nga lajmi se Justin Bieber dhe Selena Gomez u rikthyen përsëri bashkë. Edhe pse kohët e fundit, nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, duhet thënë se çifti është mëse i lumtur.
Sipas disa raportimeve për Hollywoodlife.com, Selena po shpenzon pak kohë larg Justin për të rregulluar marrëdhënien “e krisur” me mamanë e saj Mandy Teefey, pasi kjo e fundit ishte kundër ribashkimit të tyre. Familja vjen e para apo jo?