Justin dhe Hailey shtyjnë sërish planet e dasmës për shkak të…

Showbiz

dasmajusin
Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey Baldwin, u martuan ligjërisht në shtator të 2018 në një ceremoni shumë private në New York. Ndërkohë pas martesës ata menduan të organizonin edhe një dasmë, por siç duket e kanë shtyrë si plan për herë të katërt. Revista “People” ka mësuar se ata kanë ende një plan për martesë, por tani ky nuk është fokusi kryesor për ta.

justin bieber hailey baldwin promo

“Ata nuk kanë nisur ende asnjë ftesë dhe do të presin derisa Justin të ndihet mirë dhe të jetë entuziast për organizimin e dasmës”, – ka zbuluar një burim pranë çiftit. Pak javë më parë vetë Justin pranoi se po kalon një periudhë të vështirë dhe u kërkoi fansave të tij të luteshin për të. Këngëtari ka pasur shpesh shqetësime për shkak të shëndetit mendor dhe ky problem ka ndikuar shumë në jetën e tij private.