Justin dhe Hailey Bieber po bëjnë për të disatën herë planet për ceremoninë e dasmës dhe këtë herë duket se do të realizohet vërtetë. Detajet e para janë zbuluar tashmë.Ceremonia do të mbahet në bregdetin e South Carolina dhe data është vendosur të jetë 30 shtatori. Janë publikuar dhe fotot e para nga ftesat. Ato nuk do të jenë ftesat zyrtare, por do të përdoren për të lajmëruar festën.
E gjithë kjo konfirmohet dhe nga fakti që Justin dhe Hailey janë fotografuar javës që shkoi pikërisht në Palmetto Buff në Karolinën e Jugut.