Justin Bieber dhe Ed Sheeran publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre të parë këngën, “I don’t care”. Kjo këngë u pëlqye aq shumë saqë vetëm në 24 orë ka arritur 1 milion klikime. Pavarësisht se ky bashkëpunim është një këngë dashurie, Justin flet edhe për problemet e tij me ankthin.
Gjithashtu Bieber tregon edhe që partnerja e tij Hailey Baldëin është mbështetja më e madhe për të. Vetëm pak javë më parë Justin pranoi publikisht se kishte disa probleme me shëndetin mendor dhe prandaj vendosi që për pak kohë të shkëputet nga muzika.