Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Justin Bieber, i cili është duke u përballur me probleme të shëndetit mendor. Këto kohë listës së problemeve të Justin iu shtua edhe një tjetër. Justin cilësohet si shkaktari i shkatërrimit të një kanioni në Islandë.Ai zgjodhi kanionin Fjaðrárgljúfur për të xhiruar videoklipin e tij “I’ll Show You”, në vitin 2015. Në videoklip spikat bukuria natyrore e kanionit ku është xhiruar.
Nisur nga këto pamje njerëzit kanë nxituar për ta vizituar vendin dhe vizitat prej kohës së lançimit të videoklipit janë shtuar shumë, madje aq shumë saqë natyra e kanionit po shkatërrohet nga vizitorët e panumërt.Sipas Lonely Planet, rritja e numrit të turistëve ka shkatërruar bimësinë e brishtë të këtij vendi, që para videoklipit ishte pothuajse i panjohur. Kështu autoritetet lokale janë detyruar ta mbyllin vendin për turistët deri në qershor me shpresën se rrugët dhe bimësia do ta marrin veten nëse nuk shkelen për disa kohë.